Site icon Telegrafi

Modelja shqiptare, Trejsi Sejdini pozon për revistën ‘Vogue’ të Turqisë

Foto: Screenshot/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Trejsi Sejdini, ka pozuar për revistën prestigjioze ‘Vogue’.

Për ‘Vogue’ të Turqisë, ajo ka rrëfyer gjithçka – detaje rreth jetës dhe karrierës së saj si modele.

Bukuroshja duket në formë të mrekullueshme dhe ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjen.

Foto: Screenshot/Instagram

“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju këtë projekt të mrekullueshëm për të cilin kam punuar muajin e kaluar”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Tutje, Sejdini theksoi: “Jam jashtëzakonisht mirënjohëse dhe e lumtur! Faleminderit Vogue Turkiye për këtë mundësi të mrekullueshme. Ndihem e bekuar”.

Foto: Screenshot/Instagram

Trejsi ka kohë që është pjesë e shoëbizit shqiptar, si njëra nga modelet më të kërkuara dhe jo vetëm.

Ajo ka pasur bashkëpunime me brende të ndryshme edhe jashtë trojeve shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version