Telegrafi

Modelja shqiptare që u shfaq në klipin e muzikantit anglez, improvizon shtatzëninë (Foto)

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka qenë e ftuar në festën e njohur si “Baby Shower” të një mikeshës së saj.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e modeles seksi ku ajo shfaqet shtatzënë.

Lexo po ashtu Biznesmeni shqiptar, supervetura e tij dhe modelja e njohur – pjesë e klipit të muzikantit anglez të xhiruar në bregdetin shqiptar (Foto/Video)

Në fakt, sipas Blitz.al, në imazhin ku shfaqet me një grup vajzash, ajo ka improvizuar sikur të ishte shtatzënë.

Oriola duket bukur edhe shtatzënë (Blitz)

Nuk ka dyshim se Oriola do të dukej vërtet shumë bukur edhe me barkun e fryrë e ku i dihet ndoshta edhe mund të jetë një fëmijë në planet e saj.

Bukuroshja ka qenë pjesë e mediave rozë në javët e fundit, pasi mori pjesë në videoklipin e këngës “Mama” të Jonas Blue në bashkëpunim me William Singe.

Oriola Marashi pjesë e klipit (YouTube/Vevo/Instagram)

Xhirimet e klipi janë bërë në bregdetin e bukur shqiptar, ndërsa pjesë e videos është edhe biznesmeni shqiptar, Fatmir Hysenbelliu.