Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj ka javë që është kthyer së bashku me bashkëshortin e saj në pushime, tek familja e saj në Mal të Zi.
Ndërkohë, ditëve të fundit ajo ka bërë të ditur se ajo dhe burri i saj kanë vendosur të vizitojnë pak edhe bregdetin kroat, shkruan Telegrafi.
Në disa imazhe të publikuara në InstaStory, Emina mahnit fansat me paraqitjen e saj dhe format trupore në bregdet, duke zbuluar edhe për çastet e këndshme që po kalon atje.
Por, një video e publikuar më vonë në InstaStory, nuk është pëlqyer aspak nga fansat.
Kjo, pasi Cunmulaj shfaqet në video duke dëgjuar”Deo Prosloti”, të këngëtares së njohur serbe Marija Serifovic.
Një arsye më shumë për shqiptarët që mos të dëgjojnë këngët e Serifovic, ishte fitorja e saj në “Eurovision 2007” me këngën “Molitva”, këngë e cila ishte plagjiaturë e këngës shqiptare “Ndarja” të Soni Malajt, plagjiaturë për të cilën nuk u dënua asnjëherë.
“Ne të kemi sjell ty në Kroaci Marija”, shkruan modelja në mbishkrimin e videos, duke i bërë kështu në njëfarë mënyre edhe një lloj ftese.
Sidoqoftë, muzika është përzgjedhja dhe shija e gjithësecilit. /Telegrafi/