E ftuar në Thumb këtë javë ishte edhe modelja e njohur shqiptare, Dania Bazaiti, e cila ka pozuar për një sërë revistash të njohura, si Ellemtents Magazine apo ka ecur në pasarelat e Versace dhe Prada.
Ajo ka folur për mikrofonin e Thumb, jo vetëm për modelingun në Shqipëri, por edhe për modelet shqiptaret apo për ato që aspirojnë fushën e modelingut.
“Ka modele profesioniste, por edhe jo profesioniste! Ka edhe vajza që aspirojnë të jenë modele, por ama nuk janë. Për shembull, dy velinat e Fiks Fare!”, është shprehur Dania.
Nga ana tjetër, ajo ka shtuar: “Madje ka edhe VIP-a sikur janë modele, për shembull, Aurela Hoxha!”.
Pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i Aurelës lidhur me këtë. /Telegrafi/