Modelja e njohur Raffaella Fico foli për të kaluarën dhe të tashmen e saj në “Un giorno da pecora”, një emision radiofonik i njohur në Radio1, duke zbuluar marrëdhënien e veçantë që ajo ka ende me Mario Balotellin, pavarësisht se të dy u larguan nga njëri-tjetri.
Ajo gjithashtu ka bërë një krahasim mes tij dhe Cristiano Ronaldos, i cili është një tjetër ish i Ficos, shkruan Corriere dello Sport, transmeton Telegrafi.
Modelja është shprehur se Balotelli është më i mirë se Cristiano.
“Balotelli është shumë më i ëmbël se Cristiano Ronaldo , Mario është një njeri i mirë, ai është i mirë, ajo që shihni jashtë nuk korrespondon me atë që ai ka në brendësi”, tha ajo.
Pastaj Raffaella shtoi: “Me Mario ne të dy dështuam. Ne kemi një marrëdhënie të bukur dhe të qetë, ndoshta edhe më mirë se kur ishim së bashku”. /Telegrafi/