Telegrafi

Modelja që luajti rolin e Melanie Trump dhe u paraqit lakuriq në klipin e T.I., Marden: Po marr kërcënime me vdekje

Vetëm pak ditë më parë reperi T.I, emri i vërtetë i të cilit është Clifford Harris Jr, ishte në gjendje të shkaktojë polemika në media kur në videon kishte punësuar një grua që ka ngjashmëri të çuditshme me Melanie Trump, e cila kishte për detyrë të vallëzonte lakuriq në Shtëpinë e Bardhë.

Se sa shumë kishte shkaktuar reagime tregon fakti që për një kohë të shkurtër ishte shikuar mbi 85 milionë herë në YouTube dhe modelja Melanie Marden, e cila luajti rolin e Zonjës së Parë të SHBA-ve, zbulon se është kërcënuar me vdekje.

“Dikush më kërcënoi se do të më vras duke më shkelu me veturë, dikush do të më sulmojë me një shkop bejsbolli, por ka nga ata që duan të më përdhunojnë dhe vrasin”, tha ajo “Inside Edition”.

Modelja kanadeze shpjegoi se nuk e kishte ndërmend të politizohej në këtë mënyrë duke marrë pjesë në videon e reperit.

“Mu afrua vetëm një mundësi që të luajë rolin e Zonjës së Parë – po, unë jam lakuriq, unë kurrë nuk e kam bërë më parë”, zbuloi ajo.

Lidhur me komentet e përdoruesve të internetit, ata janë të ndarë, por shumëkush thotë se reagimi i Zonjës së Parë ishte një “zemërim i rremë”, sepse ata e kanë parë Melanien në fotografi lakuriq gjersa ishte modele, përkatësisht para se ta njihte tash presidenti amerikan, atëbotë afaristin Donald Trump. /Telegrafi/