Site icon Telegrafi

Modelja që kërceu me Sanna Marin e ka përfaqësuar Finlandën në ‘Miss Bota’ dhe ka bërë fotografi të papërshtatshme në rezidencën e saj

(Foto: Instagram/sabinasarkka)

Influencuesja dhe modelja, Sabina Sarkka, me të cilën Sanna Marin u xhirua duke kërcyer në një klub nate, ka bërë një fotografi të papërshtatshme në rezidencën e kryeministres finlandeze këtë verë. Ajo tani ka kërkuar falje për veprimin e saj të nxituar.

Është një imazh i realizuar më 10 korrik, ku shihet Sabina dhe shoqja e saj teksa puthen gjysmë të zhveshura në rezidencën Marin.

Fotografia që u shfaq në TikTok të influencueses, sipas fjalëve të kryeministres, është realizuar gjatë një feste private me miqtë, pas një festivali muzikor.

(Foto: Screenshot/TikTok)

Prapa vajzave shtrihet sfondi blu i njohur nga fjalimet zyrtare të Marinit, ndërsa njëra prej tyre e mbuloi gjoksin duke mbajtur në dorë tabelën “Finlanda”, që normalisht i përket tavolinës së kryeministres.

Lexo po ashtu Kryeministrja finlandeze sërish në qendër të kritikave pas publikimit të videos së re

Tashmë Sabina ka kërkuar falje publike në Instagramin e saj, duke u shprehur se i vjen jashtëzakonisht keq që fotografia ka dalë në publik.

“Më 10 korrik postova një fotografi të papërshtatshme që nuk duhej të bëhej. Më vjen jashtëzakonisht keq dhe kërkoj falje për sjelljen time”, ka shkruar Sarkka mbi një imazh me sfond të zi, ku e ka ndaluar mundësinë e komentimit.

Në vitin 2012, Sarkka ishte përcjellësja e parë e ‘Miss Finlanda’ dhe e përfaqësoi vendin e saj në konkursin ‘Miss Bota 2012’. Ajo është shfaqur në programe të shumta reale televizive në Finlandë, kurse tani është një influencuese e mediave sociale me mbi 93.000 ndjekës në Instagram. Me profesion, ajo është kozmetologe.

Bukuroshja ishte fejuar me Ossi Kivimaki në shkurt të vitit 2016, ndërsa tre vite më vonë u martuan. Javë më parë, i njoftoi fansat e saj se është ndarë me bashkëshortin.

Lidhur me fotografinë e bërë në rezidencën e saj, ka kërkuar falje edhe kryeministrja Marin duke pranuar se nuk duhej të ishte bërë kurrë.

“Nuk është dashur të bëhet një fotografi e tillë, por përndryshe në tubim nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Kryeministrja finlandeze kërkon falje për imazhet e ndejës së fundit në rezidencën zyrtare
(Foto: Instagram/sabinasarkka)

Ndryshe, kjo skenë u shfaq vetëm pak ditë pasi nisën polemikat për shkak të daljeve të natës dhe ndejave të kryeministres finlandeze. Ndër të fundit prej tyre, Marin dhe Sarkka janë xhiruar duke kërcyer së bashku dhe për shkak të veshjeve të kryeministres, supozohet se është realizuar në të njëjtën natë me videot e tjera që qarkullojnë në internet.

Sanna, e cila mban titullin e kryeministres më të re që nga viti 2019, për shkak të presionit të publikut, medias dhe zyrtarëve politikë, është testuar edhe për lëndë narkotike, e cila nuk ka pasur asnjë gjurmë në gjakun e saj.

(Foto: Instagram/sabinasarkka)
Lexo po ashtu Kryeministrja finlandeze rezultoi negative në testin e drogës

Ndonëse polemikat rreth saj vazhdojnë, bashkë me to ajo merr shumë mbështetje edhe nga njerëz që janë të bindur se dikush në këtë pozicion ka të drejtë të kënaqet dhe të relaksohet nga presioni i punës së tyre, veçanërisht nëse e kryen atë siç duhet. /Telegrafi/

https://twitter.com/keronen/status/1562004744540983298?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1562004744540983298%7Ctwgr%5Eb8abab73c89df448984a1ac526bc087229808cc4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkryeministrja-finlandeze-kerkon-falje-per-imazhet-e-fundit-te-nxehta-nga-ndejat-ne-rezidencen-zyrtare%2F

Exit mobile version