Një modele që ka mbuluar trupin me tatuazhe, ka ndarë me ndjekësit e saj përvojën e hidhur, kur vendosi që edhe sytë t’i mbulojë me tatuazhe.
Amber Luke, kishte mbetur për disa javë e verbuar dhe madje nga sytë i rridhnin lotët e kaltër – thotë se kjo i ndodhi si rezultat i ndryshimeve ekstreme që i kishte bërë në trup, në veçanti pas shumë tatuazhe, transmeton Telegrafi.
Incidenti ndodhi kur modelja që është në të 20-at, pesë vite më parë vendosi t’i bëjë disa ndryshime në trup. Ajo shpenzoi 90 mijë dollarë përgjatë viteve – duke filluar me tatuazhe qysh kur ishte 14-vjeçe.
Ajo tani ka mbi 600 sosh dhe 98 për qind të trupit e ka të mbuluar me to. E pavarësisht që është e mbuluar nga këmbët e deri në kokë me tatuazhe të ndryshme – modelja vendosi të shkojë tutje që edhe sytë t’i bëjë me tatuazh.
Në një moment kur filluan t’i rrjedhin lotët nga sytë, kishin ngjyrë të kaltër që i solli një lloj verbimi për plot tri javë. /Telegrafi/