Telegrafi

Modelja pozon para objektivit të aparatit, burri prapa shpinës së saj “fiton” vëmendjen e të gjithëve (Video)

Një modele e veshur me bikine me ngjyrë të kuqe po realizonte një fotosesion në rërën e një plazhi të bukur, kur prapa shpinë së saj u shfaq një burrë i plotë që “rrëmbeu” vëmendjen e të gjithë atyre që kanë pasur rastin ta shohin një video të publikuar në internet.

Ajo po bënte poza para objektivit të aparatit duke mos ditur se prapa shpinë së saj po ecte një burrë, që qeshte dhe tallej me të derisa po dilte nga uji, transmeton Telegrafi.

Ai madje nuk ngopet me veprimet e tij dhe fillon në një mënyrë t’i imitoj pozat e saj, duke u bërë kështu protagonist i një video që është bërë virale në internet.

Që nga publikimi videos e deri më tani mbi 19 milionë persona nga e mbarë bota e kanë shikuar këtë moment. /Telegrafi/