Rava Ray zhytet dhe pozon e zhveshur në det, së bashku me gjallesa që mund ta kafshojnë apo ta helmojnë në çdo çast.
Modelja që është rritur në ishullin e vogël Mo’orea të Tahitit, është mësuar ta ‘ndajë ujin’ së bashku me peshkaqenë, balena, raxha, breshka dhe delfinë, transmeton Telegrafi.
Ajo ka thënë se ka mbetur e befasuar, kur për herë të parë ka notuar me një peshkaqen tigër dhe i kërkon të gjithëve ta bëjnë një gjë të tillë.
“Sikur të mund të bindja të gjithë, se këto krijesa nuk janë të rrezikshme, se janë të shoqërueshme e jo si ato që kemi parë nëpër filma”, ka thënë Ray.
Pasi fotografitë e 27-vjeçares po pëlqehen shumë, ajo dhe familja saj tani jetojnë në Havai ku mundësitë për këtë eksperiencë dhe avancim janë shumë më të mëdha. /Telegrafi/