Ndjekësit e një modeleje polake, janë shqetësuar me postimin e saj, ku shfaqej duke e dëmtuar me çekan një statujë të vjetër.
Julia Stonska nga Varshava e Polonisë, ia ka thyer hundën statujës në formë engjulli, që qëndron skaj një parku, e vendosur pas luftës, transmeton Telegrafi.
“Të shpejtojmë derisa nuk vjen roja” ka thënë Stonska, teksa qeshte me shoqëruesin e saj që po e regjistronte.
Me anë të këtij veprimi, ajo dëshiroi të mblidhte ndjekës, por vetëm sa i nervozoi edhe ata që i kishte dhe nuk grumbulloi pëlqimet e dëshiruara.
Kur pa reagimet negative, shkroi se i vjen keq për atë që ka bërë dhe është penduar, duke mos dashur ta mendojë më këtë veprim. /Telegrafi/