Një yll televiziv thotë se Cristiano Ronaldo ka pasur marrëdhënie seksuale me të duke e tradhtuar të dashurën e tij shtatzënë.
Modelja Natacha Rodrigues ka thënë se ka fjetur me yllin e Real Madridit në shtëpinë e tij në kryeqytetin spanjoll, pasi kishin kaluar disa muaj duke i shkruar njëri-tjetrit.
“E dija se kishte të dashur, por ne u bëmë miq, kishte besim ndërmjet nesh, kishte një lidhje”.
“Ai ishte person i këndshëm dhe pasi kemi shkëmbyer mesazhe për një kohë të gjatë, ishte e mahnitshme të isha me të”.
“Nata jonë e përbashkët ishte e veçantë, mirëpo më pas i thash se do të shkoja në një shou televiziv portugez dhe ai më tha që të mos e bëja”.
“Tash mendoj se më ka shfrytëzuar vetëm për seks. Nuk pendohem, sepse të qenit me të ishte si një realizim ëndrre, por ndihem e tradhtuar”, është shprehur 21-vjeçarja për The Sun.
Në ndërkohë, e dashura e CR7, Georgina Rodriguez, e ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit, e që është fëmija i katërt i portugezit.
Futbollisti është baba edhe i një djali shtatëvjeçar dhe dy binjakëve të lindur para disa muajsh përmes një nëne surrogate. /Telegrafi/