Telegrafi

Modelja ndalon fotosesionin, hidhet për të shpëtuar gruan që mbytej në lumë (Video)

Një modele ia ka shpëtuar jetën një gruaje që po mbytej, pasi e ka ndërprerë fotosesionin dhe është hedhur në lumin Thames.

Natalie Harrison po pozonte para aparatit në qendër të Londrës, kur vajza saj ka parë diçka të dyshimtë në ujë.

Pasi e ka vërejtur se aty është një njeri, 36-vjeçarja është hedhur për shpëtim, megjithëse nuk kishte asnjë pajisje mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

Harrison ia del ta nxjerr viktimën nga uji, dhe ta mbajë afër bregut, derisa në vendin e ngjarjes kanë shkuar shpëtimtarët me barkë.

“Sapo më tregoi vajza, u hodha në ujë, dhe u përpoqa ta shpëtoj. Më vjen mirë, që ajo është gjallë dhe ka mbijetuar” ka thënë modelja nga Fife e Skocisë.

Gjesti i gruas që është nënë e dy fëmijëve, është vlerësuar lartë, dhe po konsiderohet të shpallet Qytetare Nderi. /Telegrafi/