Telegrafi

Modelja Linda Evangelista kthehet në pistë pas 15 vitesh – tërheq vëmendje me paraqitjen e çuditshme

Linda Evangelista bëri një rikthim triumfues në pistë pas 15 vitesh kur bëri një paraqitje surprizë në sfilatën e Fendi për të festuar 25 vjetorin e çantës ikonë Baguette.

Ngjarja e mbushur me yje në Hammerstein Ballroom të Manhattan Center në New York nxori në pah disa nga aktorët më të mirë të modës si të ftuar VIP, duke përfshirë Kim Kardashian, Sarah Jessica Parker, La La Anthony, Naomi Watts, Bella Hadid, Winnie Harlow, Christy Turlington, Marc Jacobs dhe shumë të tjerë.

Në fund të shfaqjes , Jacobs – së bashku me stilistet Silvia Fendi dhe Kim Jones – qëndruan përpara dhe në qendër ndërsa turma nuk ndaloi me duartrokitje.

Por, vetëm pak çaste më vonë, Jacobs u pa duke përshëndetur dikë që fshihej anash, dhe nuk ishte askush tjetër përveç Evangelista, e cila u shfaq me një fustan masiv të frymëzuar nga Tiffany&Co.

Ajo përshëndeti turmën teksa ndihej në formë dhe e lumtur për rikthimin pas një kohe kaq të gjatë.

Lexo po ashtu Kim Kardashian sjell të tjera poza provokuese në fustan rrjetë nga një event i markës Fendi

Evangelista pozoi shkurtimisht për dritat vezulluese dhe kamerat përpara se të dërgonte disa puthje.

Foto: Getty Images

Paraqitja e Evangelista në shfaqjen e Fendit vjen pas paraqitjes së saj në kopertinën e British Vogue të shtatorit.

Në shtator të vitit 2021, ylli kishte rrëfyer se është “shpërfytyruar përgjithmonë” nga një procedurë e popullarizuar e ngrirjes së yndyrës përmes kriolipolizës.

Foto: Getty Images

Manekinia kanadeze tregoi se kishte pësuar një sërë efektesh anësore të rralla, pasi iu nënshtrua CoolSculpting, një proces i ngrirjes së yndyrës, teksa dy operacionet korrigjuese ishin “të pasuksesshme”.

Në bazë të ueb-faqes së CoolSculpting, “mund të ndodhin efekte anësore të rralla” si rezultat i procedurës dhe “mund të shkaktojnë zmadhim të dukshëm në zonën e trajtuar, e cila mund të zhvillohet dy deri në pesë muaj pas trajtimit dhe të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale për t’u korrigjuar”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images