Kristina Bakiu është një nga modelet shqiptare më të kërkuara të momentit e veçanërisht në vendet aziatike.
Është fjala për manekinen, e cila në dy raste ka fituar në garat e bukurisë në Shqipëri, në ‘Miss Universe Albania 2013’ dhe e ka përfaqësuar vendin e saj në ‘Miss World 2015’.
Ajo u transferua për një periudhë tremujore në Korenë e Jugut, ndërkohë që shumë shpejtë do të niset drejt Indisë.
“Në SHBA ose Evropë nuk të suportojnë, duhet të ecësh vet dhe vetëmenaxhohesh si fillim. India të ofron pagesën, jetesën dhe nëse nuk fiton, nuk humbet asgjë”.
“Do të rri si fillim tre muaj, por nëse gjërat ecin mirë mund të qëndroj më gjatë”, ka thënë ajo në programin Lart e Poshtë, transmeton Opinion.al.
Gjatë emisionit, bukuroshja shqiptare është pyetur edhe sa i përket jetës së saj private, ndërsa pyetja ishte fokusuar edhe se a është ngacmuar nga yjet e njohura të skenës shqiptare.
“Nuk ka asgjë të re në jetën time private, aktualisht i jam futur punës. Ti i di disa meshkuj të shoubizit që më kanë ngacmuar, por unë doja të thosha që djemtë e shoubizit e kanë zakon i marrin të gjitha femrat e bukura me radhë dhe pastaj ku të ngecin”, ka thënë Kristina.
Modelja që ka lindur më 5 prill të vitit 1995 në qytetin Leskovik të qarkut të Korçës, ka gjatësi prej 175 centimetrash, ndërsa për të kanë shkruar edhe mediat e rajonit.
https://youtu.be/IaGX37Zaic8?t=616