Mediat portugeze në titujt e tyre kryesorë nuk e kanë pjesëmarrjen e kombëtares së tyre në Euro 2016 – sepse atyre më e rëndësishme po u duket jeta private e Cristiano Ronaldos.
Mediat portugeze pra, kanë dalë dy dit pas spekulimeve të para me të tjera të gjetura për atë që supozohet të jetë e dashura e re e Cristiano Ronaldos, shkruan Telegrafi.
Paola Suarez me të cilën ai është parë në Ibiza duke bërë skenë hot, në fakt ka kohë që është femra që ai e adhuron.
Foto të kolumbianes në instagramin e saj ekzistojnë qysh para një viti, kur ajo vizitoi Santiago Bernabeun dhe u shfaqte sensuale në foto dhe e koncentruar në lojë.
Supermodelja që tash po merr epitetin prej femrave më joshëse në botë, nuk ka dalë për t’i mohuar këto raportime.
A ia ka vlejtur që Ronaldo ta harrojë Irnën për këtë super modele? /Telegrafi/