Telegrafi

Modelja Karlie Kloss do bëhet nënë për herë të parë

Karlie Kloss (Foto: Vanity Fair)

Karlie Kloss ka konfirmuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Josh Kushner, po bëhen prindër për herë të parë, disa javë pas spekulimeve.

Modelja, 28 vjeçare, ka ndarë një video në rrjetet sociale përmes së cilës tregon barkun e rrumbullakosur.

“Mirëmëngjes, hello bebe”, ka thënë ajo duke buzëqeshur para kamerës.

Karlie Kloss (Foto: Instagram)

Bukuroshja u shfaq tërësisht natyrale teksa ndau lajmin e bukur me 8.9 milionë ndjekësit që mban në Instagram.

Muajin e kaluar, revista People nga disa burime tregoi se modelja amerikane është në pritje të ëmbël, megjithëse nuk ishte konfirmuar akoma.

“Karlie është shumë e lumtur pasi do sjell fëmijën e parë në 2021. Ajo do jetë nëna më e mirë”, ka thënë burimi.

Joshua, 35 vjeç, është vëllai i Jared Kushner, dhëndrit dhe këshilltarit të lartë të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Çifti festoi përvjetorin e dytë të martesës këtë muaj, pasi u martuan në tetor të vitit 2018.

Karlie dhe Joshua kishin një ceremoni të veçantë në New York, ku modelja rrëmbeu gjithë vëmendjen me një fustan të markës ‘Dior, ndërsa prej vitesh kanë filluar romancën e tyre. /Telegrafi/

Karlie Kloss (Foto: Instagram)