Robert Berisha është ndër emrat që tërheq vëmendje lidhur me jetën private, ndërsa shpeshherë ka qenë pjesë e thashethemeve në faqet rozë.
Muzikanti i njohur ka qenë i martuar me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën kanë një fëmijë, ndërsa që nga ndarja është përfolur për lidhje me femra të ndryshme.
Ditë më parë, Roberti e ka shpërndarë një video, në të cilën shihet duke darkuar me modelen italiane, Maria Bove.
Porse në profilin e saj në Instagram, bukuroshja e ka publikuar edhe një video tjetër, në të cilën puthet me këngëtarin e njohur.
Njëherësh, në fotografinë e fundit të publikuar nga Maria në Instagram, lokacioni është Prishtinë, gjë që tregon se ajo ndodhej në Kosovë. /Telegrafi/