Marrja e komplimenteve dhe urimeve është një ndjenjë e veçantë në jetë.
Edhe më e rëndësishme bëhet në rast se u komplimenton një personalitet i njohur ndërkombëtar.
Një të tillë e ka pranuar edhe aktroja dhe modelja Manuela Ferrera, e cila ka dhënë një intervistë për “Diva Donna”.
Ajo ka deklaruar se ka pasur një bisedë të shkurtër me yllin portugez, me këtë të fundit që e ka përgëzuar për bukurinë.
“Ai më tha se isha shumë e bukur. U ndjeva shumë e kënaqur që u tha nga ai, një njeri i rrethuar gjithmonë nga vajzat e bukura. Ai është shembulli im”,përfundoi Ferrera.
Emri i CR7 shpeshherë është lidhur me femra të bukura, ku së fundi po akuzohet se ka përdhunuar një prostitutë në SHBA.
Ndryshe, Ronaldo ka shënuar supergol në humbjen e skuadrës së tij, Juventusit kundër Manchester Unitedit. /Telegrafi/