Në një restorant në Shanxi të Kinës, modelja që qëndronte shtrirë dhe kishte sipër ushqim, është ngritur dhe ka qëlluar një klient, duke e akuzuar për ngacmim.
Ajo ka pretenduar se ai e ka prekur në pjesë intime, derisa po merrte specialitetet sushi që ishin servuar sipër trupit të saj, transmeton Telegrafi.
“Bëri një veprim që nuk mund ta them; ai është i paturpshëm”, ka thënë modelja lidhur me rastin.
Të pranishmit vetëm kanë mbetur duke shikuar, derisa pamjet nga kjo ngjarje janë publikuar dhe po qarkullojnë në internet. /Telegrafi/
https://youtu.be/7YVsGzeI-Mc