Telegrafi

Modelja fiton para me imazhe të këmbëve

Një grua ka ndarë disa këshilla sekrete se si të fitoni para duke shitur fotografi të këmbëve – dhe pohoi se njerëzit mund ta lënë punën e tyre 9-5 ditore përmes saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Devin McCloud është kërcimtare dhe një modele këmbësh, që do të thotë se ajo fotografon shputat në këmbim të parave.

Ylli i rrjeteve sociale tani ka ndarë këshillat e saj më të mira për këtë aspekt, që i ndihmoi asaj të bënte punën e pazakontë si jetesë.

Duke qenë e hapur për rolin e saj të punës, Devin ka treguar se si arriti të bëhej kaq e suksesshme me imazhet e këmbëve.

Në një video të TikTok që ka grumbulluar 1.3 milionë shikime, ajo dha këshilla se si të fitoni para nga fotot e këmbëve.

Duke ndarë këshillat e saj me shikuesit e intriguar, ajo tha: “Krijoni faqen tuaj në Instagram vetëm për shputat tuaja”.

“Vendosni zinxhirë të bukur”.

“Gishtat me thonj të bardhë gjithmonë fitojnë”.

Devin më pas tregoi se ku poston imazhet e shputave të këmbës për të fituar para.

“Ka faqe të ndryshme interneti si Feet Finder në të cilat mund të fitoni para”, tha ajo.

Gjatë videove të saj në TikTok, ku ajo poston rregullisht për 45 mijë ndjekësit e saj, modelja ka pohuar se kjo mund t’ju mundësojë njerëzve “të lënë pas jetën 9-5”. /Telegrafi/