Telegrafi

Modelja enigmatike që përngjanë me personazhet e video-lojërave (Foto)

 

Lil Miquela është një modele e popullarizuar në Instagram, shkaku i dukjes së saj që ngjason me personazhet e video-lojërave apo filmave të animuar.

Me buzët e fryra, sytë e mëdhenj dhe trupin me linja të përsosura, shumë ndjekës të saj po mendojnë se ajo është një ilustrim e jo njeri i zakonshëm, transmeton Telegrafi.

Megjithëse fotografitë e saj kanë shumë filtër dhe intervenime për përmirësim, pretendohet se Lil është njeri i vërtetë, që ngjanë me një heroinë filmash të vizatuar.

Për afro 70 mijë ndjekësit e saj, ajo poston fotografi të shpeshta, që janë kryesisht ‘selfie’ në klube nate dhe galeri arti. /Telegrafi/