Site icon Telegrafi

Modelja e famshme publikon një mesazh provokues që thotë se ia ka dërguar Drake (Foto)

Modelja britanike që u bë e famshme pas pjesëmarrjes në një edicion të “Big Brother”, Aisleyne Horgan-Wallace, ka bërë të ditur se ka marrë mesazhe të nxehta nga Drake.

Biondja, e cila është angazhuar edhe si aktore, kolumniste dhe dizajnere, e ka publikuar një mesazh në Snapchat, ku shihet përdoruesi me emrin ‘Champagnepapi’ duke i kërkuar që t’ia tregojë gjoksin.

Mesazhi që mori Aisleyne (Snapchat)

Champagnepapi është emri që Drake shfrytëzon në profilin e tij në Instagram. Reperi nuk e ka bërë publik profilin e tij në Snapchat, ashtu që nuk dihet nëse ka qenë në të vërtetë ai.

Më vonë edhe vet Aisleyne e ka kuptuar se mesazhi ndoshta nuk ishte nga Drake, ashtu që e ka fshirë postimin.

“Padyshim se nuk ishte nga Drake, ky ishte qëllimi që e postova… Fansat e mi më bënë të qesh. Nuk është problemi im nëse të tjerët nuk i kuptojnë shakatë”.

Aisleyne ka mbi 118 mijë ndjekës në Instagram

“Por, e mora si kompliment që njerëzit besuan se ishte nga Drake”, ka deklaruar 38-vjeçarja për Daily Star Online. /Telegrafi/

Exit mobile version