Një modele braziliane dhe njëherit snajperiste, është vrarë gjatë granatimeve ruse në Kharkiv të Ukrainës – vetëm tri javë pasi që kishte arritur në këtë vend.
Siç raportojnë mediat braziliane, Thalito do Valle, 39-vjeçe, ka marrë pjesë në misione humanitare në mbarë botën dhe më herët kishte luftuar kundër ISIS-it në Irak, transmeton Telegrafi.
Ajo u vra një javë pasi që një predhë goditi bunkerin e saj në Kharkiv, qytet në verilindje të vendit që ishte cak i bombardimeve të vazhdueshme nga ana e forcave ruse.
Studio në fakultetin juridik dhe si vajzë e re kishte punuar si modele dhe aktore. Tabloidëd britanik Mirror dhe Daily Mail, shkruajnë se ka marrë pjesë në misionet për shpëtimin e kafshëve me organizata të ndryshme joqeveritare.
Trajnimin për snajperiste e kreu kur iu bashkua Peshmergës, forcave të armatosura të kurdëve në Irak. Vëllai i saj Theo Rodrigo Viera e ka përshkruar si një heroinë, që kishte për qëllim shpëtimin e jetëve të tjerëve dhe të marrë pjesë në misione humanitare.
Ai tha se në Ukrainë kishte shkuar tri javë më parë, ku punoi në ekipet e shpëtimit por edhe si snajsperiste. Gjithashtu ua ruante “shpinën” forcave ukrainase nga trupa ruse. /Telegrafi/
@thazinhaaaaaaaaaa #war #kurdistan #kirkuk #iraq #front #brazil #brazilianwoman ♬ original sound – unknown
@thazinhaaaaaaaaaa Treinos #Kurdistan #war #peshmergaforces #militar #woman #fighter #fy ♬ son original – Eddie CuDi