Modelja e njohur britanike April Summers është bërë e njohur tashmë në të gjithë botën si ansja e zjarrtë e Interit.
29-vjeçarja është shpesh herë prezente në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen e skuadrës së saj të zemrës.
Së fundmi, ajo në një intervistë për Daily Star ka folur për karrierën e saj dhe dashurinë që ka për Interin, në veçanti është ndalur tek kapiteni i kësaj skuadre, Mauro Icardi.
“E njoh që kur erdhi te Interi dhe ishte shumë i ri. Duhet të jetë patjetër në Botëror, ku jam e sigurt se do ta përfaqësojë me krenari kombin e tij. Për më tepër, ka një mënyrë shumë seksi të të luajturit dhe të qëndruarit në fushë, që të çmend”, ka thënë April.
Tutje, ajo jep edhe një mesazh për Icardin, duke thënë se do të acarohej vërtet shumë nëse ai do largohej nga Interi pa e dërguar në Champions League. /Telegrafi/