Izabel Goulart është nga ato bukuroshe që vazhdimisht publikon fotografi në rrjetet sociale nga përditshmëria e saj.
Modelja e Victoria’s Secret ka treguar se ajo nuk pushon as në plazh, por angazhohet për ruajtjen e formave trupore.
Ajo është fotografuar në Ibiza duke luajtur tenis, në mënyrë që të qëndrojë aktive në kuadër të regjimit të saj të ushtrimeve.
Porse të pranishmëve në plazh nuk iu interesonte për aftësitë e saj në sport, të gjithë sytë ishin të fokusuar te trupi Izabel.
Në ndërkohë, ajo ka siguruar një rol në ribërjen e serialit të shumëpritur “Baywatch”, krahas Belinda Peregrin, The Rock dhe Charlotte McKinney. /Telegrafi/