Ish-konkurrentja e versionit argjentinas të Big Brother, Belen Etchart, ka treguar për mesazhet që i ka shkëmbyer me Mauro Icardin.
Në një intervistë për El Show del Espectaculo, ajo ka thënë se në të kaluarën ka kontaktuar me mesazhe në Facebook me sulmuesin e Interit.
Megjithatë, kjo ka ndodhur përpara se futbollisti argjentinas të niste lidhjen me Wanda Naran, transmeton TCH.
“Ai është fantastik, por edhe i bukur. Kam folur me të në Facebook para katër vitesh”.
“I kam ende të ruajtura mesazhet. Dy muaj më vonë doli lajmi se kishte nisur të frekuentohej me Wandan.
“Janë një çift i bukur së bashku. Nuk më entuziazmonte shumë fakti që po flisja me të, sepse e dija që ai ishte në një tjetër shtet”.
“Nuk i dhashë rëndësi bashkëbisedimit. Në fakt as nuk më bënte komplimente, por kur më shkruante, e bënte sepse kishte të tjera qëllime”, ka treguar modelja.
https://www.youtube.com/watch?v=SARLZ-d-YiE