Telegrafi

Modelja Behati Prinsloo e përkrah bashkëshortin gjatë një performance, përkundër aludimeve për tradhti

Foto: Getty Images

Ajo po vazhdon të qëndrojë pranë bashkëshortit të saj përkundër aludimeve se e ka tradhtuar.

Behati Prinsloo ishte parë në prapaskenë në shfaqjen e Adam Levine me “Maroon 5” në Las Vegas të shtunën mbrëma.

Performanca shënoi daljen e parë publike të Levine që kur u akuzua për tradhti ndaj gruas së tij dhe për shkëmbimin e disa mesazheve me femra të tjera përmes Instagramit.

Adam me bashkëshorten (Foto: Getty Images)

Levine, 43 vjeçar, u ngjit në skenën në MGM Grand Hotel gjatë fundjavës si pjesë e një gala bamirëse të Shaquille O’Neal, The Event, ku morën pjesë yje si Rob Gronkowski, Camille Kostek, Logan Paul dhe Flavor Flav.

Lexo po ashtu Adam Levine dhe Behati Prinsloo duken të lumtur përkrah njëri-tjetrit përkundër skandaleve të tij

Modelja Sumner Stroh javë më parë e akuzoi muzikantin duke pretenduar se kishte një lidhje njëvjeçare me të, e që më pas publikoi edhe disa mesazhe që ia kishte dërguar.

Me gruan, Adam ndan dy vajza: Dusty Rose, pesëvjeçare dhe Gio Grace, katërvjeçare.

Adam me bashkëshorten (Foto: Getty Images)

Prinsloo gjithashtu është shtatzënë me fëmijën e tretë.

Engjëlli i “Victoria’s Secret” u fotografua përkrah bashkëshortit në disa raste që nga skandali. /Telegrafi/

Adam Levine