Një modele australiane e njohur si Talia ndau me ndjekësit në TikTok një përvojë mjaft dramatike kur zbuloi se njerku i saj ishte klienti numër një në llogarinë e saj në “OnlyFans”.
Modelja e cila jeton në Australia tha se e kishte “prishur” martesën e nënës së saj, shkruan New York Post.
“Unë shkatërrova martesën e mamasë sime, nuk e kisha planifikuar kurrë ta tregoja këtë histori”, thoshte ajo.
“Kur hapa llogarinë në uebfaqe, e kisha një klient që ishte klienti im numër 1, dhe blinte çdo gjë që i dërgoja, ishte një ndjekës që nga fillimi”, shpjegonte modelja australiane.
“Flisnim çdo ditë, dhe bënte kërkesa specifike dhe kishte një emër shumë specifik në uebfaqe”.
Brenda dy muajve, ky përdorues që posedonte edhe një llogari në TikTok me të njëjtin emër – kishte shpenzuar 2,000 dollarë tek përmbajtja që kishte blerë nga Talia.
TikTok e informoi modelen se këtë përdorues e ka në kontaktet e saj telefonike.
“Dëshiroja me të vërtetë ta dija se kush ishte ky person nga kontaktet e mia”, shpjegonte modelja.
“Kishte dyshime tek gjashtë persona dhe njëri prej tyre ishte njerku im. Më pas i dërgova një mesazh në OnlyFans dhe i thashë ‘e di se kush jeni’. Brenda dy minutash mora një mesazh nga njerku im që më tha: ‘a mund të flasim?’”.
Talia tha se njerku i saj kishte qenë pjesë e jetës së saj që kur ajo ishte 11 vjeç.
“Kur e zura, ai ua mohoi të gjithë miqve të tij dhe padyshim që nëna ime e hoqi qafe menjëherë”, potencoi ajo mes tjerash. /Telegrafi/