Telegrafi

Modelja Alesia Noka flet me lëvdata për Oriola Marashin dhe Rashel Kolanecin

(Foto: YouTube/IN TV Albania)

Modelja e njohur, Alesia Noka, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin Një kat më lart të moderatorit Ermal Peçi.

Që nga nisja e intervistës, Alesia i dhuroi bisedës shumë buzëqeshje duke pranuar që të ishte pa doreza në shtëpinë e Ermalit.

Keni menduar se ajo për shkak të konkurrencës nuk mund të flasë mirë për Rashel Kolanecin apo Oriola Marashin? Gaboheni!

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Oriola Marashin

Duke zgjedhur rastësisht emrat e tyre, në një nga lojërat e programit, Alesia ka pranuar se Oriola është më e famshme pavarësisht se nuk ka lidhje me atë që ajo bën, pasi Alesia nuk synon muzikën.

Ndërsa akoma më e sinqertë është treguar kur ka folur për Rashelin, transmeton IN TV.

“Rasheli ka më shumë se unë… (tregon me duar të pasmet). I ka të sajat, të sajat (qesh). E kam pasur në shkollë, ja preka një herë në shkollë dhe u tremb (qesh sërish)”, ka treguar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Rashel Kolanecin

Gjatë intervistës, Alesia ka folur edhe për shumëçka tjetër dhe si të plotë, emisionin mund ta shikoni në videon e mëposhtme.