Modelja e njohur, Alesia Noka, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin Një kat më lart të moderatorit Ermal Peçi.
Që nga nisja e intervistës, Alesia i dhuroi bisedës shumë buzëqeshje duke pranuar që të ishte pa doreza në shtëpinë e Ermalit.
Keni menduar se ajo për shkak të konkurrencës nuk mund të flasë mirë për Rashel Kolanecin apo Oriola Marashin? Gaboheni!
Duke zgjedhur rastësisht emrat e tyre, në një nga lojërat e programit, Alesia ka pranuar se Oriola është më e famshme pavarësisht se nuk ka lidhje me atë që ajo bën, pasi Alesia nuk synon muzikën.
Ndërsa akoma më e sinqertë është treguar kur ka folur për Rashelin, transmeton IN TV.
“Rasheli ka më shumë se unë… (tregon me duar të pasmet). I ka të sajat, të sajat (qesh). E kam pasur në shkollë, ja preka një herë në shkollë dhe u tremb (qesh sërish)”, ka treguar ajo.
Gjatë intervistës, Alesia ka folur edhe për shumëçka tjetër dhe si të plotë, emisionin mund ta shikoni në videon e mëposhtme.