Prodhuesi gjerman i veturave me bazë në Shtutgard, është duke bërë gjithçka që të jetë e para në radhën e makinave më të mira elektrike.
Në mënyrë që ta mposhtur ‘armikun numër një’, Tesla Model S, Porsche e ka krijuar modelin Mission E, transmeton Telegrafi.
Në këtë super-veturë është vendosur bateria me 800-voltë, që është dyfishi i baterive në Model S.
Në këtë makinë që arrin 600 kuajfuqi, është punuar shumë edhe në pjesën e jashtme dhe përmirësimin e aerodinamikës.
Siç shihet në fotografi, kjo veturë e ulët dhe e gjerë ka linja të veçanta që e prenë ajrin, duke bërë të lëvizë shumë më shpejtë.
Duke marrë parasysh edhe punimin nga fibrat e aluminit, ky automobil është edhe shumë më i lehtë, se konkurrenti tij.
Mbetet të shihet se si do t’ia dal Porsche në këtë garë, pasi ta ketë lansuar këtë veturë elektrike. /Telegrafi/