Sepse veturat sportive, janë ende të rëndësishme dhe kjo është shumë e thjeshtë
Po që se shikohet linja e prodhimit të BMW-së, shohim se kemi numër të njëjtë, sa sedan dhe kupe, po aq edhe SUV, transmeton Telegrafi. Gjë që nuk ishte e njëjtë, para një dekade.
Ardhja e X7 të ri, më shumë hibrid dhe makina elektrike, ndoshta edhe një X8 si makinë sportive dhe familjarë, tregon se SUV-ët dhe bateritë janë e përfitues të mëdhenj të parave dhe kjo është e ardhmja e automobilizmit.
Mirëpo, BMW duket se është ende e përkushtuar në trashëgiminë e makinave sportive, pasi ka investuar në platformën e re të modelit Z4, që pritet të prezantohet së shpejti. Për Z4, prodhuesi gjerman ka vendosur ta nisë prej fillimit dhe jo të improvizojë, duke ia ndryshuar strukturën e tanishme.
“Ndërtojmë SUV sepse janë të kërkuara dhe na sjellin përfitime, por nuk do t’i largojmë as makinat që ofrojnë sportivitet dhe kënaqësi, që është një ndër vlerat kryesore të BMW-së” ka thënë Peter Langen, një nga zyrtarët e lartë të kompanisë. Sipas tij, Z4 është provë që BMW është ende i përkushtuar dhe do vazhdojë të krijojë kupe dhe roadster.
“Mbi të gjitha, është vendosur të punohet një Z4 i hapur dhe jo siç është i tanishmi” ka përfunduar Langen. Ndryshimet që do t’i pësojë Z4, pritet ti shohim gjatë gushtit, kur të fillojë panairi në Pebble Beach. Në anën tjetër, gjatë këtij vikendi do të prezantohet edhe një makinë që është SUV, bëhet fjalë për 8 Series tërësisht të ri. /Telegrafi/