Site icon Telegrafi

Modeli i ri nga Porsche kapet duke u testuar në pistën e Nurburgring

Modeli i ri nga Porsche është parë duke u testuar në Nurburgring, me atë që duket si një 911 GT3 RS, por ky prototip nuk duket si ai që pritej.

Kanali CarSpyMedia në YouTube e shpërndau videon e automjetit, përcjell Telegrafi.

Ndërsa ende nuk është konfirmuar, ka të ngjarë që kjo veturë të jetë pajisur me motor 4.0 litërsh me turbo të dyfishtë.

Duke qenë se gjenerata e mëparshme ishte mjaft e shpejtë për të përshkuar pistën e Nurburgring, modeli i ri thuhet të jetë edhe më i shpejtë se i fundit.

Ndryshe, gjenerata e mëparshme 911 GT2 RS vendosi rekordin për veturën më të shpejtë të prodhimit në pistë në vitin 2017.

Ai u mposht vitin e kaluar nga Mercedes-AMG One. /Telegrafi/

Exit mobile version