Pas shumë muajsh pritje, më në fund Audi ka publikuar pamjet e modelit të ri Q7 2025.
Q7 2025 është një variant më i madh me drita LED dhe HD Matrix, si dhe veçori të personalizuara.
Audi tha se dritat e reja të tij ofrojnë një vizion të zgjeruar i cili aktizivohet me rrezet e gjata, dhe përfshin një diapazon më të gjerë.
Mbetet për t’u parë nëse këto përmirësime të dritave arrijnë në Amerikën e Veriut, aty ku rregulloret e SHBA-së shkaktojnë telashe për ndriçimin aktiv.
Modeli i ri do të ofrohet në tre ngjyra të reja, Ascari Blue, Sakhir Gold, Chili Red, dhe përfshin një sistem info-argëtues me anë të së cilit mund të përdoren aplikacione si Spotify.
Karakteristikat e reja përfshijnë ekrane paralajmëruese, të tilla si ndryshimi i korsive dhe paralajmërimet për distancën.
Me fuqinë e një motori V6 me djegie gazi, dhe një tjetër 4.0 litërsh me 500 kuaj fuqi, Q7 arrin 96 km/h në vetëm 4.1 sekonda.
Zëdhënësi i markës gjermane nuk ka pranuar të ndajë detaje mbi ndryshimet tjera mekanike, çmimet, ose afatin kohor për dorëzim. /Telegrafi/