Krahas veturave tjera, BMW është duke punuar edhe në një model që do të ketë teknologjitë që nuk janë parë më parë në ndonjë makinë.
Duke folur në 96-vjetorin e ‘Annual General Meeting’ në Gjermani, Herald Kruger – zyrtar i lartë i kompanisë – ka zbuluar disa nga faktet që e karakterizojnë këtë mjet udhëtimi.
“Kjo veturë do të ketë vozitje inovative, drejtim autonom, ndërlidhje digjitale, dizajn të zgjuar me peshë të lehtë, interier krejtësisht ndryshe, si dhe gjeneratën e re të veturave elektrike në rrugë”, ka thënë Kruger, transmeton Telegrafi.
Megjithëse nuk jepen detaje konkrete, e tëra që dihet është se pas pesë vitesh kur të lansohet iNEXT, do të ketë një koncept që nuk është hasur kurrë më parë.
Fotografitë e mëposhtme, që janë publikuar më herët, janë të vetmet të dhëna që tregojnë se si do të duket kjo makinë. /Telegrafi/