Modeli që mori pjesë në videoklipin e Enca Haxhisë, Pierluigi Fracassi, vazhdon të jetë pjesë e faqeve rozë në mediat shqiptare.
Ditë më parë, këngëtarja shqiptare e publikoi videoklipin e këngës “Dua” dhe për më pak se tri ditë nga lansimi në YouTube, videoja është shikuar afro dy milionë herë.
Klipi ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të skenave të nxehta midis protagonistit dhe këngëtares shqiptare.
Në ndërkohë, Fracassi vazhdon të publikojë imazhe në rrjetet sociale që lidhen me videoklipin e Encës.
Në një video të publikuar në InstaStory, ai ka pozuar i zhveshur në pjesën e sipërme, ndërsa në gjoks e ka të vizatuar një zemër dhe ka shkruar “Dua” duke iu referuar titullit të këngës.
Ditë më parë, ai e publikoi një fragment nga videoklipi me një mesazh mbështetës për këngën e re.
“Sa më shumë që e dëgjoj këtë këngë… aq më shumë më pëlqen. Është vështirë për mua që ta shpreh se sa më ka pëlqyer të qenit pjesë e këtij projekti”.
“Secila fjalë është e pakët, prandaj thjesht le ta mbështesim, këndojmë dhe vallëzojmë me mbretëreshën Enca dhe gjithçka që ajo përfaqëson dhe gjithë stafin prapa këtij videoklipi, duke mos i harruar edhe fansat e Encës”, ka shkruar modeli. /Telegrafi/