Telegrafi

Modeli më i çuditshëm i Ferrarit (Foto)

I krijuar nga kompania Panther Weswinds, modeli Panther i Cadillacut, Shooting Brake filloi jetën si Ferrari 365 GTB/Berlinetta.

Kjo veturë kishte ngjyrë të kuqe dhe interier të zi dhe vetura ishte modifikuar me shpenzimet e barabarta me katër vetura Dayton të rinj. Këto vetura nuk ishin fortë të shtrenjta, por ishin të njëjta me Corvettes.

Kompania Panther ndryshoi tërësisht interierin e saj, duke vendosur pjesë të drurit brenda veturës. Kjo kompani nuk ndryshoi asgjë në fuqinë e motorit të veturës. Daytona kishte motor 4.4-litra V-12 me 353 kuajfuqi dhe mund të arrinte shpejtësinë deri në 220 kilometra në orë, transmeton Koha.net.

Në vitin 1975, tregtari i veturave Luigi Chinetti JR dërgoi veturën e përfunduar te pronari i saj në Amerikë, i cili e mbajti atë deri në vitin 1980. Nga këtu, vetura kaloi nëpër disa duar para se në fund të viteve ’80 të rikthehej në Evropë. Në vitin 2014 kompania Hexagon bëri kërkesë që të restaurojë këtë Ferrari të pazakontë.

Përkundër vjetërsisë, vetura është e vendosur në salonin Salon Prive dhe ka vetëm 4 mijë milje të kaluara. Tani, edhe pse Ferrari nuk njihet si një veturë që qëndron në një vend, por kalimi i 4 mijë miljeve duket e pazakontë për kompaninë e famshme italiane.