Site icon Telegrafi

Modeli M2 Coupe, anëtari i ri familjes BMW M (Video)

Që në shikim të parë, mund të thuhet se kjo veturë i përket serisë M të kompanisë prestigjioze BMW.

Madje, BMW nuk i ka humbur asnjë nga tiparet e makinave të mëparshme, vetëm se ka shtuar egërsinë me anë të disa linjave të theksuara.

Ky model që ngjanë shumë me M235i, është njëjtë i gjerë dhe i gjatë, megjithëse shumë më i ulët, transmeton Telegrafi.

Në pjesën e brendshme gjendet motori 3.0-litra turbo-dyshe, me gjashtë cilindra, që ka fuqi deri në 370-kuaj fuqi. Pra, ka 50-kuaj fuqi më shumë se M235i.

Kjo makinë që arrin shpejtësinë prej zero deri në 100 km/h për 4.3 sekonda, ka shpejtësi maksimale deri në 250 kilometra në orë. /Telegrafi/

Exit mobile version