Site icon Telegrafi

Modeli e dëshmon se mund të hani karbohidrate dhe të keni muskuj barku (Foto)

Kur e shikoni trupin e modelit Brad Kroenig, “i skalitur” dhe “me muskuj” janë fjalët e para të cilat do t’ju vijnë në mendje.

Për shumicën e meshkujve të cilët përpiqen ta fitojnë një trup të tillë, zakonisht i kanë dy pyetje: Çfarë han ai? Dhe sa shpesh bën ushtrime fizike?

Kroenig – i cili ka punuar me Chanel, Versace, Tommy Hifliger, etj. – kishte qenë mbipeshë për një kohë, derisa kishte vendosur të kujdesej për ushqimin, transmeton Telegrafi.

Tani ai thotë se është 40 vjeçar dhe është në gjendjen më të mirë fizike dhe mendore të jetës së tij.

Por interesantja është se Kroenig nuk është duke i shmangur karbohidratet për t’i mirëmbajtur muskujt e barkut.

Ai ende i konsumon rreth gjashtë gota oriz në ditë, dhe thotë se karbohidratet janë të vetmet vlera ushqyese të cilat vërtet e mbushin ‘karburant’ trupin.

Në fakt, ekspertët e nutricionit thonë se 45 deri 65 për qind e kalorive ditore duhet të vijnë nga karbohidratet. Përveç orizit, Kroenig hanë edhe pemë e perime, mishra të ndryshëm, vezë të ziera dhe konsumon kafe të zezë.

Megjithatë ai rrallëherë konsumon pica apo ëmbëlsira, sigurohet të konsumojë rreth 2,400 kalori në ditë.

Sa i përket ushtrimeve fizike, ai stërvitet tri herë në javë nga 40 minuta, ndërsa në fundjava preferon të bëjë viking me fëmijët. /Telegrafi/

Exit mobile version