Opsioni “Max-fac” mund të rezultojë në një goditje të madhe vjetore për firmat, sipas kreut të HMRC.
Modeli doganor pas Brexit i favorizuar nga Boris Johnson, Davis Davis dhe kabineti tjetër kryesues i Brexitit mund të kushtojnë rreth 20 miliardë funta në vit, tha kreu i HMRC, raporton “The Guardian”.
Thompson i tha Komitetit të Thesarit që modeli “max-fac”, i cili mbështetet në teknologjinë dhe skemat e besueshme të tregtarëve për të minimizuar kontrollet kufitare, do të ishte shumë më e shtrenjtë se alternativa.
Opsioni i preferuar i Theresa May, modeli i partneritetit doganor, sipas të cilit Britania e Madhe do të grumbullonte tarifat në emër të BE, do të ishte praktikisht pa kosto, sepse bizneset mund të kërkonin mbrapa taksat. /kp/Telegrafi/