Telegrafi

Modeli bazë i Porsche Taycan 4S do jetë më i fuqishëm se 911 GT3

Pritet të jetë, më i lirë se Taycan i fundit

Kohëve të fundit, Porsche Taycan ka qenë shpesh në lajme dhe për arsye shumë të mira, transmeton Telegrafi.

Makina elektrike me 670 kuaj fuqi, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 2.6 sekonda, ka arritur që ta kalojë xhiron e Nurburgringut të Gjermanisë për shtatë minuta e 42 sekonda. Gjë që nuk i ka pëlqyer aspak, rivalit Tesla.

Vetëm se me çmim fillestar prej 135 mije eurove, vështirë se mund të përhapet në treg ashtu si edhe si modelet tjera nga Porsche.

Në mënyrë që ta përhapë sa më shumë, Porsche e ka krijuar pasardhësin e këtij modeli, të cilit ia ka larguar prapashtesën Turbo. Por, kjo nuk do të thotë se ky Taycan do të jetë më i dobët.

Sipas postimeve që janë bërë në Instagram, bëhet se ditur se Porsche Taycan 4S, do të jetë më i fuqishëm se 911 GT3 pasi do ketë 523 kuaj fuqi, derisa dukjen e ka përafërsisht të njëjtë.

Që të jetë sa më i përshtatshëm për blerje, porsche ka bërë të ditur se modeli bazë i Taycan do jetë më i fuqishëm dhe më i lirë se modeli i tanishëm, që është shumë i mirë. /Telegrafi/