Trina Merry që është e specializuar në pikturimin e trupave të njeriut, ka realizuar një projekt ku modelet duken se janë bërë një me ambientin.
Artistja nga New Yorku, i ka vizatuar njerëzit në atë mënyrë, që të përngjajnë me prapavijën siç është një pjesë periferike e Normandisë, Stambolli piktoresk apo tollovia në Manhattan, transmeton Telegrafi.
Për të kryer lyerjen e një trupi, Merry shpenzon deri në tri orë, teksa modeli duhet të qëndrojë pa lëvizur.
“Kohëzgjatja e performancës artistike merr kohë, andaj bëjmë ushtrime fizike dhe mendore. Trajnohemi, bisedojmë, bëjmë joga dhe komunikojmë së bashku, për ta pasur sa më të lehtë” ka thënë ajo për ecurinë e punës.
Meqenëse puna saj bëhet në vende publike, tërheqë vëmendjen e shumë njerëzve, të cilët afrohen dhe shikojnë me kureshtje.
“Ata e pëlqejnë e urrejnë, nuk flasin asgjë apo na shajnë. Fillimisht nuk kuptojnë, por kur shikojnë nga këndi i caktuar, gjithçka kthjellohet.”
Shtëpia e Bardhë, Kulla e Lirisë, stacione trenash dhe sheshe të ndryshme, janë vendet ku ajo i ka ‘zhdukur’ bashkëpunëtorët. /Telegrafi/
Modelet e kamufluar mrekullisht me ambientin që i rrethon (Foto)