Telegrafi

Modele, juriste dhe aktore: Përmes imazheve iu prezantojmë “Xhakartën” e “O sa mirë” (Foto)

“O sa mirë” po vazhdon me sukses të shfaqet edhe në sezonin e ri.

Me objekt të ri, infrastrukturë fantastike shkollore, nuk mund t’i mungonte serialit edhe një bukuroshe.

Në fakt, pas largimit të Arta Nitajt prej projektit artistike, një bukuroshe tjetër ka mbushur boshllëkun e lënë prej pejanes.

Tashmë në serial një bukuroshe me flokë kaçurrele, e cila do të jetë “bukuroshja” e klasës.

Arta Elezaj ka debutuar në projekt teksa e ka prezantuar para nxënësve drejtori i kolegjit, “Qabi”.

Telegrafi merr vesh se ajo do të luajë rolin e mbesës së “Hakiut” ndërsa vjen nga qyteti i bukur i Klinës.

Theksojmë se “Xhakarta” ka studiuar fakultetin juridik ndërsa tashmë do të merret edhe me aktrimin, pos që është edhe modele.

Ndryshe, serialin do të mund ta shohim çdo të diele në ora 21:00 në ekranet televizive. /Telegrafi/