Kohëve të fundit ndeshemi gjithnjë e më shpesh në billboarde me mesazhe të shkurtra që na ngrehin dilema dhe nuk na e zbulojnë thelbin dhe kuptimin e vërtetë që fshehin ato.
I tillë është edhe ky i fundit, të cilin qytetarët e vunë re sot në hapësirat reklamuese të kryeqytetit: “Moda skandinave vjen në Kosovë”, transmeton Telegrafi.
Se a është fjala për një revy mode apo ardhje të një përfaqësie mode në vendin tonë, kjo pritet që shpejt të kuptohet.
Një gjë është e sigurt se fjala është për mode dhe se vjen nga Skandinavia. Por për çfarë, si dhe kush na duhet të presim edhe ca ditë kur këto mesazhe të zëvendësohen më të tjera më të drejtpërdrejta dhe të na mësojnë se për çfarë në të vërtetë është fjala. /Telegrafi/