Site icon Telegrafi

Moda e viteve njëzet zbuloi në mënyrë të denjë bukurinë e femrës moderne

(Foto: Screenshot/YouTube)

James Edward Abbe është një fotograf i shquar amerikan, i cili fotografoi politikanë, aktorë të teatrit dhe filmit të cilët ishin të famshëm në vitet 1920 dhe 1930.

Ai është marrë gazetari dhe fotografi të modës, ai gjithashtu ka punuar për American Vogue.

Moda e viteve njëzet të shekullit të kaluar ka zbuluar në mënyrë të denjë bukurinë e femrës së asaj kohe, ishte epoka e modernitetit dhe fillimi i periudhës së Art Deco.

Në atë kohë, femrat filluan të devijojnë nga normat e përcaktuara atëherë të zakonshme. Veshjet komode dhe funksionale po bëheshin gjithnjë e më të njohura.

Fundet e shkurtra ishin shumë të popullarizuara. Dëgjimi i muzikës xhaz dhe vallëzimet e reja moderne u pranuan gjerësisht.

Burime të shumta pretendojnë se femrat filluan të vishnin pantallona, sepse nuk shqetësoheshin kur ngisnin biçikletën. Pantallonat u konsideruan veshje sportive dhe uniforma të femrave për hipjen në një shpikje të preferuar – biçikletën.

Autori i videos në YouTube na bën me dije se të gjitha fotot janë pronë e James Abbe. /Telegrafi/

https://youtu.be/ouhGLc4XFuA

Exit mobile version