Site icon Telegrafi

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti përplas opozitën, Krasniqi e Haradinaj me deklarata të ndryshme

Nisja e një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti ka përplasur dy kryetarët e partive opozitare, Ramush Haradinaj (AAK) dhe Memli Krasniqi (PDK).

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i është kundërpërgjigjur kreut të AAK-së, i cili tha dje se PDK po frikësohet të nënshkruaj mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, transmeton Telegrafi.

Krasniqi ka ironizuar me mocionin e Haradinajt duke thënë se “mocioni është kur nuk ke se çka bën e luaje rezen e derës”.

Sipas Krasniqit, kjo thënie popullore përshtatet me situtën aktuale.

“A mundet me na tregu zotëri Haradinaj se qysh lidhet ideja të bëjë mocion edhe me i dërgu letra kryeministrit Kurti dhe presidents Osmani hajde rrimi hajde takohemi? Qysh është e mundur ta bëjë këtë, kur nis mocion mosbesimi e shkëput cdo lloj komunikimi me atë kryeministër. Do të thotë vec mundësh me komuniku nëse ai jep dorëheqje ose po e caktojmë datën e zgjedhjeve”, është shprehur ai.

Lexo po ashtu Haradinaj, PDK-së dhe LDK-së: Pse nuk po e votoni mocionin për rrëzimin e Qeverisë?

Kreu i PDK-së, thotë se Haradinaj ka tendencë të bëhet protagonistë.

“Kjo tendenca me marrë rol, me u bë protagonist, vagoni i fundit në Kuvend është me 7 deputetë. Nuk është palë në politikë. Sot është me ndërru temë mocioni, edhe sikur opozita të bashkohet bëhemi mjaftushem për mocion, por ai nuk duhet të niset kur nuk mund të ketë sukses”, është shprehur ai.

Duke folur për mocionin e mosbesimit, Krasniqi tha se nuk e kupton se si Haradinaj fillon një punë të tillë kur e dinë se do të dështojë.

Ndryshe, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një deklarim në Kuvend ka kritikuar dy partitë opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se në tërë këtë situatë nuk po kanë guxim të votojnë për mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version