Site icon Telegrafi

Mobilizohet policia speciale e Maqedonisë për protestat e sontme (Video)

Nëpër rrugët e Shkupit janë parë vetura të shumtë të blindura të policisë speciale, ndërkaq nga këto automjete janë dëgjuar thirrjet drejt gazetarëve të OJQ Civil, që të mos inçizojnë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të gjitha gjasave, këto njësi policore janë duke u përgatitur për të ruajtur rendin gjatë protestës së paralajmëruar për sonte dhe për të mos lejuar përplasje të qytetarëve të cilët përkrahin pozitën dhe opozitën.

Ndryshe, në protestën e mbrëmshme, u demolua zyra popullore e kryetarit Ivanov në Shkup, u lënduan disa gazetarë, si edhe u paraburgosën 13 qytetarë./Telegrafi/

Exit mobile version