Site icon Telegrafi

Mobilet e “mençura” që për pak sekonda dhomën e gjumit e shndërrojnë në dhomë të ndejës

Me avancimin e teknologjisë jetesa edhe në ambiente të vogla është bërë më e mirë, kjo pasi edhe mobilet kanë filluar të digjitalizohen dhe të marrin komanda nga aplikacione të ndryshme, që për pak sekonda shndërrohen herë në komodina e herë në shtrat për fjetje.

Një apartament luksoz në New York është mbushur me mobile të tilla, që për pak sekonda dhomën e gjumit e shndërrojnë në dhomë dite, transmeton Telegrafi.

Korniza e shtrati ngritet lart dhe për pak sekonda zhduket për t’u zëvendësuar me një tavolinë të vogël apo dollap, ku në vend të tij vendoset komoda e televizorit.

E për të pasur mobile të tilla në shtëpi, për shembull për një dollap me dy dyer duhet të paguani 18, 750 euro, e për shtratin me gjashtë dollapë nën të duhet t’i keni 29,000 euro.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë, që e tregon tërë procesin e transformimit të ambientit ku jetoni. /Telegrafi/

Exit mobile version