Telegrafi

Mo Salah theu rekordin 17-vjeçar të Thierry Henry në fitoren e Liverpool ndaj Toulouse

Mohamed Salah ka thyer rekordin 17-vjeçar të Thierry Henry në fitoren e Liverpool ndaj Toulouse.

Të enjten, Liverpool mposhti ekipin francez Toulouse me rezultat 5-1,  për të shkuar një hap më pranë fazës eliminatore të Ligës së Evropës.

Diogo Jota hapi llogarinë e golave përpara se Wataru Endo të tundte rrjetën me kokë për të shënuar golin e tij të parë fanellën e Liverpoolit. Darwin Nunez më pas shënoi të tretin ndërsa Ryan Gravenberch shënoi të katërtin për Liverpool.

Por ishte Salah, ai që hyri nga banka në pjesën e dytë, me golin më të rëndësishëm të natës, pasi egjiptiani theu një rekord që mbahej nga Henry për 17 vjet.

Goli i Salah në minutat shtesë ishte goli i tij i 43-të në kompeticionet evropiane për Liverpoolin. Ylli i “The Reds” tani është bërë golashënuesi më i mirë i një ekipi anglez në Evropë ndonjëherë, duke ia kaluar Henryt.

Pavarësisht rekordeve të Salah, pas ndeshjes, shumica e bisedave ishin për një rast të humbur nga ana e  Nunez dhe për paraqitjet e mira të nënshkrimeve të verës, Endo dhe Gravenberch.

Në një intervistë të shkurtër pas ndeshjes, Klopp lavdëroi nënshkrimet e reja si dhe u shpreh i lumtur që ndeshja përfundoi pa lëndime dhe iu dha rasti lojtarëve që kanë më pak minuta në kampionat./Telegrafi/